E trishtë/ Rritet numri i mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali

03/04/2020 16:38

ITALI – Ka shkuar në 73 numri i mjekëve te vdekur nga koronavirusi në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve në Itali ku shpjegon se krahas viktimave që po shkakton çdo ditë, virusi CoVid-19 po merr edhe shumë jetë mjekësh të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër tij.

Gjatë 24 orëve të fundit raportohet se në Itali kanë ndërruar jetë dy mjekë të tjerë. Sipas Federatës Kombëtare të Urdhrit të Mjekëve në Itali në total numri i punonjësve shëndetësorë të infektuar deri tani ka tejkaluar 10,000 raste ku rreth 20% janë mjekë.

Nga ana tjetër Italia është vendi më i prekur deri më tani nga CoVid-19, ku janë shënuar të paktën 13 915 viktima ndërsa mbi 115 mijë janë të infektuar.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA