Ndërkohë që në Itali numri i të prekurve nga virusi është 80.572: 13,155 të vdekur, 16.847 të rikuperuar, 28,403 të shtruar në spital, nga të cilët 4,035 në kujdes intensiv, qeveria ka zgjatur bllokimin deri në 13 Prill.
“Ju do të hyni vetëm në fazën 2 kur ekspertët të thonë kështu dhe vetëm duke filluar nga disa sektorë”, tha kryeministri Giussepe Conte.
Conte tha se “Nëse spekulojmë tani mbi kufizimet, përpjekjet do të ishin të kota. Ai u shpreh gjithashtu se pas Pashkëve nis edhe faza e dytë e emergjencës shëndetësore, ajo e daljes në mënyrë graduale nga masat shtrënguese dhe e bashkëjeteses me Covid-19, për të kaluar më pas në frazën 3 që është dalja përfundimisht nga situata e rëndë dhe rindërtimi i vendit nga pikpamja ekonomiko financiare.
Kryeministri italian duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se Mes, Mekanizmi Europian i Stabilitetit, nuk është i përshtatshëm për të përballuar këtë tsunami me rëndësi epokale.
“Në këto kushte -tha Conte- Mes duhet të ndryshojë dhe të përshtatet dhe të na ofrojë mundësinë e krijimit të një strategjie europiane.
Top Channel