Britania e Madhe shënon një tjetër rekord të zi, ja sa persona humbën jetën nga CoVid-19 brenda 24 orëve

02/04/2020 16:46

569 njerëz të tjerë kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar pasi u prekën nga koronavirusi. Kështu numri total i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 2.921.

Numri i vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit është “rekord” i zi në Mbretërinë e Bashkua deri më tani. Ditën e djeshme humbën jetën 563 persona ndërsa sot u shënuar 6 viktima më shumë se bilanci i djeshëm.

Departamenti i Shëndetësisë tha që nga ora 9 e mëngjesit të enjten tha se janë bërë mijëra teste ndërsa prej tyre 33.718 kishin testuar pozitive për virusin CoVid-19.

Numri i vdekjeve në secilin vend gjatë 24 orëve :

Skoci: 50 vdekje të tjera – gjithsej 126

Uells: 19 vdekje të tjera – gjithsej 117

Angli: 561 vdekje të tjera – gjithsej 2.698

Irlanda Veriore: gjashtë vdekje të tjera – gjithsej 36

Pacientët e fundit me koronavirus në Angli që nuk arritën të mbijetojnë virusit ishin të 25 deri në 100 vjeç.

Ndërkohë kryeministri Boris Johnson ka qenë nën presion për rritjen e  testimeve, veçanërisht për stafin e NHS të vijës së përparme të luftës kundër CoVid-19.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA