Tragjike në Spanjë/ Koronavirusi shënon “rekord të zi”, ja sa viktima u shënuan në 24 orët e fundit

01/04/2020 18:11

SPANJË- 864 persona të tjerë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë.

Ditën e djeshme në bilanci i 24 orëve ishte 812 ndërsa sot është rritur me 52 viktima më shumë sesa dje (864 gjithsej për 24 orë).  Ndërkohë sipas autoriteteve vendase kjo është dita e pestë që koronavirusi shënon më shumë 800 viktima në Spanjë.

Spanja tashmë ka thyer rekordin me numrin e viktimave të shkaktuara në një ditë në rang vendi. Në total numri i viktimave ka arritur në 9 053 të regjistruara zyrtarisht.

Ndërkohë sipas medieve spanjolle kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë pasi duhet të kalohen disa procedura për tu bërë rast zyrtar vdekje i shënuar nga CoVid-19. Rruga e vetme për të përballuar këtë, sidoqoftë, mbetet ajo e stabilizimit dhe distancimit social.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA