I pari në Evropë, transport falas në Luksemburg

01/04/2020 18:06

Luksemburgu, është vendi më i pasur i Evropës, ku makina është mbret. Por, të dielën, ai u bë vendi i parë në botë me transportin publik falas.

Ka disa qytete që kanë marrë masa të tilla, mes të cilëve Tallini, por Luksemburgu është i vetmi që e merr një masë të tillë për të gjithë vendin.

Transporti falas përfshin tramvajet, trenat dhe autobusët, e ndryshe nga kryeqyteti estonez, ai do të jetë i tillë edhe për turistët.

Transporti publik falas është një masë e rëndësishme sociale- tha ministri i transporteve i Luksemburgut. Rreth 47 për qind e udhëtimeve të biznesit zhvillohen me makina në Luksemburg dhe vendi është i njohur për bllokimet e shpeshta në trafik. Autobusët përdoren për vetëm 32 për qind të udhëtimeve të punës dhe trenat për 19 për qind. Krahasuar me Luksemburgun, në Paris, thuajse 70 për qind e punonjësve përdorin transportin publik.

Por jo të gjithë pasagjerët ishin në dijeni të ndryshimit i cili u realizua një ditë para asaj të planifikuar.

Është falas, nuk e dija – thotë një grua rreth të 50-ave që priste në stacionin kryesor të trenave në Luksemburg. Punonjësit e transportit ndërkohë ishin të shqetësuar për pasojat që masa do të kishte në sigurinë e vendeve të tyre të punës. Shitësit e biletave, tani, nuk e dijnë se çfarë do të ndodhë me ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA