
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike gjatë së cilës u pajtuan se situata në tregjet e naftës nuk është në favorin të asnjërit vend.
Kremlini zyrtar njoftoi se të dy presidentët ranë dakord që zyrtarët rusë dhe ata amerikanë të energjisë, të vazhdojnë diskutimet për situatën e krijuar pas uljes së çmimit të naftës në nivel global.
Në këtë drejtim, presidenti Trump, të hënën, e ka quajtur si “çmenduri” luftën e çmimeve mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.
“Padyshim, ka një pajtim se situata aktuale e tregut të naftës nuk është në interes të vendeve tona”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov nuk pranoi të komentojë, kur u pyet, nëse të dy udhëheqësit kishin diskutuar për Arabinë Saudite gjatë telefonatës së tyre.
Top Channel