Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte, një ndër vendet më të prekura nga pandemia globale e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se Trump ka shprehur ngushëllimet Conte-s për jetët e humbura në Itali.
Trump, në bisedë ka përsëritur përkushtimin e SHBA-ve për të punuar me Italinë dhe aleatët tjerë evropianë për parandalimin e virusit dhe marrjen e ndihmës mjekësore të personave me nevojë.
Presidenti amerikan dhe Conte, sipas njoftimit, kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin e afërm të G-7 dhe G-20 për marrjen nën kontroll të pandemisë dhe ringjalljen e ekonomisë globale.
Top Channel