Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, nënvizuan nevojën për armëpushime në Siri dhe Libi gjatë pandemisë së koronavirusit.
Ata biseduan përmes telefonit edhe lidhur me përpjekjet për të “mposhtur virusin dhe forcuar ekonominë globale”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Turqia është e përfshirë në të dyja konfliktet si në Libi ashtu edhe në Siri.
Aktualisht në Libi janë dy qeveri, një e njohur nga OKB-ja që e ka selinë në Tripoli dhe administrata tjetër e udhëhequr nga komandati i Forcave Kombëtare Libiane, Khalifa Haftar me seli në Tobruk.
Turqia njihet si përkrahëse e qeverisë në Tripoli, derisa Rusia përkrah ushtrinë dhe liderin e saj, gjeneralin, Khalifa Haftar.
Ndërkaq në Siri, autoritetet turke mbështesin rebelët anti-qeveritarë të cilët luftojnë kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Asad, i cili gëzon përkrahjen e Rusisë.
Top Channel