Në Marsejë të Francës mund të mbyllet gati çdo gjë tjetër, por furgonët e pizzave, jo.
Autoritetet vendore kanë dhënë urdhër që edhe gjatë karantinës, ato të vazhdojnë. Në sheshin kryesor të qytetit, zakonisht gjen plot të tillë, por tani që marketet janë mbyllur, dhe rezidentët janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, biznesi nuk po ecën më si përpara.
“Klientët e përhershëm na vijnë, por tani nuk ka shumë njerëz që të dalin për pazar. Njerëzit po rrinë brenda”.
Kujdesi ndërkohë është maksimal.
“I ndërrojmë gjithë kohën dorezën. Edhe maskën gjithashtu. Mbajmë distancën me klientët; përpiqemi të mos marrim shumë para kesh, preferojmë kartat e kreditit”.
Mbi 3.000 vetë kanë humbur jetën në Francë nga koronavirusi, e 44.550 të tjerë janë infektuar. Dy javët e para të prillit konsiderohet se do të jetë vendimtare për të. Kryeministri Edouard Philippe e bëri të qartë se vendi nuk e ka kaluar ende fazën më të keqe dhe se ditët e para të prillit do të jenë vendimtare. Dua t’jua them qartë – lufta sapo ka filluar”, u shpreh ai. Franca njoftoi se ka marrë 5.5 milion maska, përgjithësisht nga Kina.
Top Channel