Rreth tre në katër amerikanë tani janë, apo do të jenë pjesë e ndonjë forme të izolimit, në kohën kur gjithmonë e më shumë shtete po ashpërsojnë masat për të luftuar koronavirusin.
Merrilland, Virxhinia, Arizona dhe Tenesi janë shtetet e fundit që u kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpi, cka nënkupton se 32 nga 50 shtetet amerikane kanë marrë hapa të tillë. Shtetet e Bashkuara tani kanë më shumë se 163,000 persona të infektuar dhe 3,000 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi. Më rëndë është prekur shteti I Nju Jorkut.
E bija e presidentit Trump, është përpjekur t`I japë zemër amerikanëve në këtë moment të vështirë për ata dhe të gjithë botën. Duke hequr dorë nga look-u I saj I kuruar, me të cilin jemi mësuar ta shohim gjithmonë, Ivanka u shfaq pa make-up dhe me flokët e çregullt, për të përcjellë një mesazh sensibilizimi.
“Ju lutem, ju lutem qëndroni në shtëpi që të ndalojmë përhapjen. Ruani distancimin social. Presidenti dhe task forca e koronavirusit njoftuan se do të zgjerojnë masat, sepse kjo ka për të qenë një sfidë e madhe për të gjithë. Do jemi më të fortë se më parë. Tregoni dashuri dhe mirënjohje për njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për ju, ju duam! Qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”, u shpreh Ivanka.
Top Channel