Greqia shënon një tjetër ditë të zezë, rritet numri i viktimave të shkaktuar nga CoVid-19

31/03/2020 17:27

GREQI- Greqia ka shënuar një tjetër ditë të zezë për sa u përket viktimave të shkaktuar nga CoVid-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Greqi gjatë 24-orëve të fundit kanë ndërruar jetë 7 persona të infektuar me koronavirus. Kështu numri total i të vdekurve në shtetin fqinj ka shkuar në 49.

Sa i përket rasteve të reja të infektimeve, raportohet se janë 82 persona si dhe 20 të tjerë që ndodhen në një anije turistike. Kështu numri i të infektuarve me CoVid-19 në Greqi ka shkuar në 1314.

Për sa u përket shërimeve, 6 pacientë kanë lënë spitalin duke fituar betejën me CoVid-19. Megjithatë në spital ndodhen 85 persona në gjendje të rëndë që mbahen në repartin e reanimacionit në gjendje kritike.

Gjithashtu autoritetet greke kanë shpallur në gjendje karantine bashkinë e Kosturit, të Ksanthit dhe tre bashkive të tjera rreth këtyre qyteteve. Karantina do të vazhdoje për 14 ditë dhe do të ketë kufizime të jashtëzakonshme të lëvizjeve. Të moshuarit dhe të pamundurit do të ndihmohen për ushqimet nga programet e bashkive “Ndihma në shtëpi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA