Del nga izolimi, Princi Charles “mposht” koronavirusin

30/03/2020 18:59

Princi i Uellsit ka dalë nga vetëizolimi pasi u diagnostikua me koronavirus.

71 vjeçari Çarls, kaloi shtatë ditë në vetëizolim në Skoci pasi testoi pozitiv dhe shfaqi simptoma të lehta. Dukesha e Kornuellit, Kamila 72 vjeçare, u testua dhe nuk e kishte virusin por do të qëndrojë e vetëizoluar deri në fund të kësaj jave. Një zyrtar i pallatit mbretëror tha se Princi ishte në shëndet të mirë dhe po zbatonte kufizimet e qeverisë.

“Clarence House ka konfirmuar sot se pasi është konsultuar me doktorin e tij, princi i Uellsit tani është në vetëizolim”, tha një zëdhënës.

Carlsi kaloi shtatë ditë karantinë në shtëpinë e tij në Birkhall, në pronën mbretërore Balmoral.

Sipas udhëzimeve të qeverisë, kushdo që ka simptoma duhet të vetëizolohet për shtatë ditë ndërsa të tjerët që jetojnë në shtëpitë e tyre duhet të vetëizolohen për dy javë.

Më herët, Buckingham Palace tha se mbretëresha e kishte takuar të birin më 12 mars, për herë të fundit dhe se ajo është në shëndet të mirë. Kjo vjen pasi edhe gjashtë persona të tjerë m virusin kanë humbur jetën në Skoci, duke e çuar totalin në 47.Numri i viktimave në të gjithë Britaninë e Madhe ndërkohë ka shkuar në 1228.

Ndërkohë rreth 20 mijë ish punonjës të sistemit shëndetësor në Britani janë rikthyer në punë për të ndihmuar me epideminë e koronavirusit. Kryeministri Boris Johnson, që u bë i pari lider botëror që njoftoi se ishte lideri i parë botëror i prekur nga koronavirusi, dhe që po drejton gjithçka nga shtëpia, tha se i gjithë vendi, së bashku, do ta kapërcente krizën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA