ITALI- Një test që të jep përgjigjen brenda 5 minutave nëse je apo jo i infektuar nga koronavirusi pritet që të shpërndahet në Itali.
Lajmin e ka bërë të ditur media italiane “La Republica” ku theksohet se ky test do të lehtësojë punën e mjekëve dhe do të jap një kontroll më të shpejtë për frenimin e përhapjes së pandemisë që tashmë ka mbyllur të gjithë botën në shtëpi për shkak të frikës së infektimit në masë.
Shteti më i prekur nga ky virus vdekjeprurës është Italia ku tashmë numri i viktimave ka shkuar në 6 mijë e 820. Ndërkohë testi i shpejtë për CoVid-19 sipas medieve thuhet se mjafton pak gjak për të dhënë përgjigjën brenda 5 minutave.
Shpërndarjet e para janë bërë në spitalet që akne më shumë të prekur dhe fluks pacientësh nga CoVid-19. Testi është prodhuar nga kompania ‘Innoliving of Ancona’ së bashku me një marrëveshje me kompaninë multinacionale ‘Zhezhiang Orient Gene Biotech Co Ltd’.
Top Channel