Fill sapo Këshilli i ministrave të BE-së për Çështjet Evropiane dha sot Po-në për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Twitter, krahas mesazhit të komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Basha shkroi:

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre.”


  Shqipëria merr PO-në për negociatat/ Ministri gjerman i Evropës: Urime për Tiranën, është e merituar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA