Menjëherë pasi qeveria me anë të nj VKM-je vendosi që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ka ardhur një reagim edhe nga Partia Demokratike.
Më anë të reagimi për mediat, PD ka përshëndetur vendimin, ndërsa thekson se ky hap vjen 5 ditë pas kërkesës zyrtare të kryeopozitarit Lulzim Basha. Mes të tjerash PD sugjeron që akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria.
REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Partia Demokratike përshëndet vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, 5 ditë pas kërkesës zyrtare të Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha. Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.
Top Channel