Bashkimi Evropian ka një ndihmë konkrete për Shqipërinë në luftën kundër CoVid-19. Lajmin e ka dhënë Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca i cili shkruan se BE do të japë gjithsej 50 milion euro ndihmë për Shqipërinë.
Nga të cilat 4 milionë do të shkojnë për pajisje mjekësore 11 milion për mbrojtje sociale dhe 35 milion për rikuperim ekonomik.
“Jam i gëzuar të njoftoj se Bashkimi Europain do të japë një ndihmë konkrete për Shqipërinë për të luftuar CoVid-19.
Konkretisht:
4 milion euro € për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore
11 milion € për mbrojtje sociale
Si dhe deri në 35 milion € për rikuperim ekonomik.
BE është gjithmonë me Shqipërinë në kohën e nevojës! Jemi gjithmonë me Shqipërinë!” shkruan Soreca.
Top Channel