Qeveria akt normativ/ Të dënuarit që kanë më pak se 5 vite burg mund të lirohen për 3 muaj nëse…

23/03/2020 20:40

Qeveria ka botuar në fletoren zyrtare një akt normativ që kush i dënuar ka më pak se 5 vite burg mund të marrë leje të veçantë për 3 muaj.

Por, ai duhet që të plotësojë disa kritere.

PËR QËNDRIMIN E PËRKOHSHËM NË SHTËPI TË TË DËNUARVE

Në mbështetje  të  nenit  101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit  të  Drejtësisë,  Këshilli  i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Objekti

Ky akt  normativ  ka  për  objekt  përcaktimin  e kushteve dhe të kritereve për qëndrimin e përkohshëm  në  shtëpi  të  të  dënuarve,  si  një  leje  e veçantë, gjatë  kohëzgjatjes  së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Neni 2

Qëllimi

Ky akt normativ ka për qëllim të marrë masa të përkohshme   për   të   parandaluar   përhapjen   e infeksionit   të   shkaktuar   nga   COVID-19,   në sistemin  e  ekzekutimit  të  vendimeve  penale  si  dhe mbrojtjen   e   rendit   dhe   të   sigurisë   në   sistem, nëpërmjet  garantimit  të kushteve  për  mbrojtjen  e jetës dhe të shëndetit të të dënuarve.

Neni 3

Përkufizime

Në kuptim të këtij akti normativ, me termat  e mëposhtëm nënkuptojmë:a) “I dënuar”,  çdo  person,  shtetas  shqiptar,  i huaj  ose  pa  shtetësi,  i  dënuar  me  burgim  me vendim   gjyqësor   penal   të   formës   së   prerë   të gjykatave   shqiptare ose i dënuar me vendim gjyqësor të dhënë nga gjykatat  e  huaja,  të  cilit  i është njohur dhe konvertuar dënimi me vendim të formës së prerë të gjykatave shqiptare, dhe që vuan dënimin  në  një  nga  institucionet  e  ekzekutimit  të vendimeve penale.

  1. b) “Qëndrimi i përkohshëm në shtëpi”, një leje e veçantë që i jepet të dënuarit për shkak të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, nëpërmjet të  cilës  i  dënuari  qëndron  përkohësisht në shtëpinë e tij, në një shtëpi tjetër private apo në një qendër të kujdesit dhe të shëndetit  publik, për ata të dënuar që përmbushin kriteret e parashikuara në këtë akt normativ.
  2. c) “Sëmundje kronike e  rrezikshme  për jetën”, një sëmundje kronike, nga e cila vuan një i dënuar   dhe që,   e   shoqëruar   me   ndikimin   që infeksioni i shkaktuar nga COVID-19 mund të këtë mbi organizmin e të dënuarit, në rast se infektohet, mund  të  sjellë  dëmtimin  e  rëndë  të  shëndetit  ose humbjen e jetës të të dënuarit.

Neni 4

Kriteret për përfitimin e lejes së veçantë

  1. I dënuari  mund  të  përfitojë  leje  të  veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore,  në  rast  se  në  datën  e  hyrjes  në  fuqi  të këtij akti normativ:
  2. a) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe   përmbush të dyja kushtet e mëposhtme:i. I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgim;ii. Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.
  3. b) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të gjitha kushtet e mëposhtme:i. I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në pesë vjet burgim; ii. Është baras ose mbi moshën 60 vjeç; iii. Vuan nga një sëmundje kronike e rrezikshme për  jetën,  e  vërtetuar  me  dokumentet  mjekësore përkatëse,  sipas  përcaktimeve  të  legjislacionit  në fuqi; iv.  Nuk    është    në    kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.
  4. Periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi,  sipas përcaktimeve të këtij neni,  përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit.
  5. Nëse gjatë periudhës së  zbatimit  të  lejes  së veçantë  të  qëndrimit  të  përkohshëm  në  shtëpi, gjykata  vendos  ekzekutimin  e  vendimit  të  dënimit me  një  dënim  alternativ,  sipas  parashikimeve  të Kodit   Penal,   leja   e   veçantë,   sipas   këtij   akti normativ, shfuqizohet.

Neni 5

Kriteret ndaluese për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi

  1. Nuk përfitojnë leje të veçantë për  qëndrimin e përkohshëm në shtëpi personat e dënuar për:
  2. a) krime kundër  njerëzimit, të parashikuara  në nenet 73, 74, 74/a e 75, të Kodit Penal;
  3. b) krime kundër jetës,  të  kryera  me  dashje,  të parashikuara  në  nenet  76,  77,  78,  78/a,  79,  79/a, 79/b,  79/c  të  Kodit  Penal,  si  dhe  në  nenin  77,  të Kodit Penal Ushtarak;
  4. c) veprat penale  të  kryera  me  dashje  kundër shëndetit,  të  parashikuara  nga  neni  87,  paragrafi dytë, i nenit 88, dhe paragrafi dytë, tretë dhe katërt, i nenit 89/a, të Kodit Penal; ç) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 105, 106, 107/a, 108 dhe 108/a, të Kodit Penal;
  5. d) vepra penale  kundër  lirisë  së  personit,  të parashikuara  në  nenet  109,  109/b  dhe  110/a,  të Kodit Penal;dh) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në nenet 128/b dhe 130/a, të Kodit Penal;e)  vepra  penale  kundër  pasurisë  dhe  në  sferën ekonomike, të parashikuara në nenet 136, 139, 140, 141,  151,  152,  në  paragrafin  e  dytë,  të  nenit  156, dhe  në  paragrafin  e  dytë, të nenit  159,  të  Kodit Penal;

ë)    krime    kundër    pavarësisë    dhe    rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211,  212,  213,  214,  215,  216,  217,  218,  219, 220, 221, 222, 223, 224 e 225, të Kodit Penal;

  1. f) vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a,  230/b,  230/c,  230/ç,  231,  232, 233, 234, 234/a dhe 234/b, të Kodit Penal;
  2. g) krime kundër   autoritetit   të   shtetit,   të parashikuara në nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 259, 260,  265/a,  265/b,  265/c,  278/a,  282/a,  283/a, 284/a, 319 dhe 319/ç, të Kodit Penal;
  3. gj) vepra penale   të   kryera   nga   banda   të armatosura dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.
  4. Nuk përfiton leje të veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi,  i  dënuari,  i  cili,  pavarësisht se  nuk  është  dënuar  për  një  nga  veprat  penale  të parashikuara  në  pikën  1,  të  këtij  neni,  është  në kushtet e mëposhtme:
  5. a) Është në  hetim  ose  është  dënuar  për  një vepër tjetër penale gjatë qëndrimit në institucion; b)  Ka  marrë  një  masë  disiplinore  gjatë  gjashtë muajve    të    fundit,  sipas  parashikimeve  të legjislacionit në fuqi për trajtimin e të dënuarve;
  6. c) Paraqet rrezikshmëri shoqërore ose ka pasoja për rendin dhe sigurinë publike;

ç)  Nuk  ka  një  banesë  ose  familjarët  e  tij  nuk japin pëlqimin për të qëndruar në të njëjtën banesë, gjatë  periudhës  së  qëndrimit  të  përkohshëm  në shtëpi.

Neni 6

Procedura e përfitimit të lejes së veçantë

  1. Vlerësimi i  kushteve  dhe  i kritereve  për përfitimin   e   lejes   së   veçantë   të   qëndrimit   të përkohshëm    në    shtëpi,    në    përputhje    me parashikimet   e   neneve   4   dhe   5,   të   këtij   akti normativ,   kryhet   fillimisht   nga   komisionet   për vlerësimin e kushteve dhe të kritereve në çdo IEVP (Komisioni    i    IEVP). Komisioni  i IEVP-së përbëhet nga drejtori i institucionit përkatës, shefi i policisë   së   burgut,   përgjegjësi   i   sektorit   ligjor, përgjegjësi  i  sektorit  të  çështjeve  shoqërore  dhe përgjegjësi i sektorit të kujdesit shëndetësor. Ngritja si dhe rregullat për organizimin dhe funksionimin e çdo komisioni në IEVP përcaktohen me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
  2. I dënuari  paraqet  kërkesën  për  qëndrimin  e përkohshëm  në  shtëpi  së  bashku  me  formularin  e marrjes  së  përgjegjësisë  si  dhe  familjarët e  tij  japin pëlqimin për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të  dënuarit.  Drejtori  i  Përgjithshëm  i  Burgjeve miraton  me  urdhër  formularët  tip  për  paraqitjen  e kërkesës,  marrjen  e  përgjegjësisë  dhe  dhënien  e pëlqimit për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi  të të dënuarit.
  3. Komisioni i  IEVP-së  vlerëson  kërkesën  për përfitimin e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga paraqitja e kërkesës të të  dënuarit  në  institucion.  Në  rast  se  komisioni vlerëson  që  i  dënuari  i  përmbush  kushtet  për përfitimin  e  qëndrimit  të  përkohshëm  në  shtëpi,  i propozon  drejtorit  të  Përgjithshëm  të  Burgjeve miratimin   e   lejes   së   veçantë   për   qëndrimin   e përkohshëm   në   shtëpi.   Në   rast   të   kundërt, Komisioni i IEVP-së refuzon miratimin e saj.
  4. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, kur çmon që propozimi i  Komisionit  të  IEVP-së  është  në përputhje  me  këtë  akt  normativ,  brenda  3  (tre) ditëve  nga  marrja  e  propozimit  të  Komisionit  të IEPV-së, së bashku me dokumentacionin përkatës, miraton    lejen    e    veçantë    për    qëndrimin    e përkohshëm   në   shtëpi.   Në   urdhrin   e   lejes   së veçantë  për  qëndrimin  e  përkohshëm  në  shtëpi përcaktohen  data  e  fillimit  dhe  data  e  përfundimit të lejes së veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi.  Urdhri  i  njoftohet  menjëherë  strukturës vendore  të  Policisë  së  Shtetit,  në  bashkinë  ku  ka vendbanimin i dënuari.
  5. Në rast  se  drejtori  i  Përgjithshëm  i  Burgjeve çmon që propozimi i Komisionit të IEVP-së është në  kundërshtim  me  këtë  akt  normativ,  i  kërkon Komisionit të Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve rivlerësimin  e  kërkesës  për  përfitimin  e  lejes  së veçantë.  Vendimi  i  Komisionit  të  posaçëm  për miratimin  e  lejes  së  veçantë  merret  brenda  3  (tre) ditëve  dhe  është  i  detyrueshëm  për  drejtorin  e Përgjithshëm  të  Burgjeve.  Në  këtë  rast,  drejtori  i Përgjithshëm  i  Burgjeve  miraton  menjëherë  me urdhër    lejen    e    veçantë    për    qëndrimin    e përkohshëm në shtëpi.
  6. Në rast se, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij  akti  normativ,  nuk  është  deklaruar përfundimi  i  gjendjes  së  epidemisë  nga  autoritet përgjegjëse,  sipas  parashikimittë  legjislacionit  në fuqi  për  parandalimin  dhe  luftimin  e  infeksioneve dhe të sëmundjeve ngjitëse, periudha e qëndrimit të përkohshëm  në  shtëpi  të  subjekteve  përfituese  të lejes së veçantë zgjatet me 3 (tre) muaj të tjerë.

Neni 7

Komisioni i Posaçëm i Shqyrtimit të Ankimeve

  1. Në rast  se  një  të  dënuari,  i  cili  plotëson kriteret  për  qëndrimin  e  përkohshëm  në  shtëpi,  i është refuzuar miratimi i kësaj lejeje të veçantë nga Komisioni  i  IEVP-së,  i  dënuari  ose  përfaqësuesi ligjor   i   tij   mund   të   paraqesë   ankim pranë Komisionit të Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve, jo  më  vonë  se  5  (pesë)  ditë  nga  data  e  marrjes  së vendimit.
  2. Komisioni i  Posaçëm  ka  në  përbërje,  si  më poshtë vijon:a)  Një  përfaqësues  të  ministrit  të  Drejtësisë,  të caktuar nga ministri, i cili kryeson komisionin;b) Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve;c) Drejtorin e Policisë së Burgjeve;ç)  Një  përfaqësues  të  Policisë  së  Shtetit,  të caktuar  nga  drejtori  i  Përgjithshëm  i  Policisë  së Shtetit;d)  Përgjegjësin  e  sektorit  të  shëndetësisë,  në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;dh) Përgjegjësin e sektorit ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;e) Përgjegjësin e sektorit të çështjeve shoqërore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
  3. Ngritja si  dhe  rregullat  për  organizimin  e funksionimin    e    Komisionit    të    Posaçëm    të Shqyrtimit të Ankimeve përcaktohen me urdhër të ministrit të Drejtësisë.
  4. Komisioni i   Posaçëm   i   Shqyrtimit   të Ankimeve  e  shqyrton  ankimin  e  paraqitur  nga  i dënuari ose kërkesën për rivlerësimin e propozimit për miratimin elejes  së veçantë,  sipas parashikimit të  pikës  5,  të  nenit  6,  të  këtij  akti  normativ,  jo  më vonë se 3 (tre) ditë nga data e marrjes së kërkesës
  5. Vendimi   i   Komisionit   të   Posaçëm   për Shqyrtimin e Ankimeve për refuzimin e ankimit të të    dënuarit    mund    ankimohet    në    Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Neni 8

Detyrimet gjatë qëndrimit të përkohshëm në shtëpi

  1. I dënuari,   gjatë   kohës   së   qëndrimit   të përkohshëm  në  shtëpi  me  leje  të  veçantë,  është  i detyruar që:a)  të mos  largohet  nga  shtëpia,  pa  miratimin paraprak të strukturës vendore të Policisë së Shtetit;b)  të  mbajë  kontakte  të  rregullta  me  strukturën vendore  të  Policisë  së  Shtetit,  në  bashkinë  ku  ka vendbanimin;c)  të  mos  largohet  nga  territori  i  Republikës  së Shqipërisë;ç)  të zbatojë masat e veçanta për parandalimin e sëmundjeve  infektive  të  miratuara  nga  autoritetet përgjegjëse shtetërore;d)   të   paraqitet,   në   datën   e   përfundimit   të periudhës  qëndrimit  të  përkohshëm  në  shtëpi,  në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, ku po vuante dënimin.
  2. Drejtori i   Përgjithshëm i Burgjeve, me propozimin e Policisë së Shtetit, të prokurorit përkatës, të strukturave përgjegjëse për parandalimin  e  sëmundjeve  infektive   ose   çdo organi  tjetër  publik, mund të shfuqizojë lejen e veçantë me qëndrimin të përkohshëm në shtëpi, në rast se i dënuari nuk zbaton detyrimet e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, ose kur i dënuari kryen një vepër  tjetër  penale.  Me  marrjen e njoftimit  të shfuqizimit  të  lejes  së  veçantë  me  qëndrim të përkohshëm në  shtëpi, i dënuari kthehet në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, ku po vuante dënimin.
  3. Pavarësisht parashikimit të pikës 2, të nenit 4, të këtij akti normativ, koha e qëndrimit në shtëpi e të dënuarit, të cilit i është shfuqizuar leja e veçantë, sipas përcaktimit të pikës 2, të këtij neni, nuk njihet si periudhë e vuajtjes së dënimit.

Neni 9

Detyrimi për t’u kthyer në përfundim të periudhës së qëndrimit të përkohshëm

  1. Moskthimi në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, pas përfundimit të periudhës së qëndrimit   të   përkohshëm   në   shtëpi   ose   pas shfuqizimit  të  saj, përbën shkak për fillimin  e procedimit penal, sipas parashikimeve të nenit 323, të Kodit Penal.
  2. Pas përfundimit të periudhës  së qëndrimit të përkohshëm,  përpara  pranimit  në  institucionin  e ekzekutimit të vendimeve penale, i dënuari i nënshtrohet analizave të nevojshme mjekësore për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga  COVID-19,  në  institucionin  e  ekzekutimit të vendimeve penale.

Neni 10

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në  fuqi menjëherë  dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA