Pacientia më e re me CoVid-19 në Greqi është një bebe 3 muajshe, reagim normal ndaj virusit
23/03/2020 17:06
Pacienti me moshën më të re në spitalet greke është një bebe 3 muajshe. Diagnostikimi u bë në spitalin e fëmijëve në Athinë,ku edhe po mbahet në izolim.
Gjendja e foshnjës është mjaftë e mirë dhe po reagon normalisht ndaj ilaçeve që është trajtuar.
Në spitalet e Greqisë kanë lindur dy foshnja gjatë kësaj jave, nënat e të cilëve kanë qenë të infektuara me CoVid. Deri më tani, këto dy foshnje nuk janë prekur.
Top Channel