“Jemi 20 veta në Kakavijë”/ Qytetari: Kemi pritur që nga ora 3 të mëngjesit për transport

23/03/2020 10:55

Një qytetar i ka shkruar sot redaksisë së Top Channel, ku thotë se ai bashkë me disa të tjerë që prej orës tre të mëngjesit kanë qenë duke pritur në Kakavijë.

“Jemi ne doganen e kakavis jemi diku tek 20 veta nga ora 3 e mengjezin dhe askush nuk po interesohet se si ne do te shkojm ne shtepit tona por jemi ketu ne te ftohetit”, shkruan ai.

Qytetari thotë se kur kanë vulosur pasaportat u është premtuar se do tu sigurohej transport, ndërsa vetëm pak më parë, ndërsa kanë pritur gjatë jashtë në kohë të ftohtë, ka ardhur një mjet transporti, për t’i marrë.

“Ja dhe gjendja këtu, si të mos kesh covid këtu”, thotë ai ndërsa dërgon dhe një foto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA