Me urdhëresë të veçantë, qeveria greke ndalon nga sonte në mbrëmje fluturimet për pasagjerë me Anglinë dhe Turqinë.

Nga informacionet e marra, korrespondentët e Top Channel-t, bëjnë me dijeni se Greqia nuk ka më asnjë fluturim me Anglinë si dhe asnjë lëvizje ajrore, tokësore apo detare për pasagjerë me Turqinë. Për momentin mbetet vetëm linja e pasagjerëve mes Athinës dhe Sofies.

Masa e marrë pas konstatimit se gjatë ditëve të fundit, në vend kanë mbërritur një numër i madh të infektuarish me Covid-19. Më herët, një grup grekësh të riatdhesuar me avion të posaçëm nga Spanja, rreth 50-60 persona  u vunë në karantinë në një hotel në qendër të Athinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA