25/11 22:20
GJERMANI- Tamponi i parë i kryer për koronavirus ka rezultuar negativ për kancelaren Angela Merkel.
Ajo momentalisht ndodhet në karantinë për shkak se mjeku i saj që e vizitoi ka rezultuar të jetë i infektuar me koronavirus. Megjithatë tashmë testi i parë ka rezultuar negativ ndërsa do të jenë mjekët ata që do të vendosin përfundimisht nëse Merkel mund të lërë karantinën.
Gjermania ka regjistruar deri më tani 115 viktima dhe ka 27009 raste aktive. Ndërsa janë shëruar 266 të tjerë.
Gjermania ditën e sotme deklaroi se do të shtojë masat për të parandaluar përhapjen e virusit, madje gjobat për ata që shkelin rregullat mund të shkojnë deri në 25000 euro.
Top Channel