Dy të tretat e njerëzve kanë frikë ka virusi. Njëkohësisht një në dy vetë e konsideron kërcënimin të ekzagjeruar, sikurse rezulton një anketim i fundit. Më shumë kërkohet tani afërsi dhe drejtim.

Sapo janë publikuar rezultatet e një sondazhi të Gallup International Association lidhur me virusin Corona. Janë pyetur më shumë se 20.000 vetë në 26 vende në mbarë botën lidhur me njdesinë që kanë për epideminë që po përhapet globalisht. Rezulttet nuk janë fort befasuese për faktin, se 62 përqind e të anketuarve thonë, se kanë frikë nga ngjitja e virusit. Ajo që është më e habitshme ka të bëjë me faktin, se njëkohësisht 56 përqind e konsiderojnë kërcënimin të ekzagjeruar. Si mund të shpjëgohet ky rezultat? Kancho Stoychev, president i Gallup International Association, nuk ka kundërthënie në këtë rezultat: “Virusi është real dhe është normale që njerëzit kanë frikë,” thotë Stoychev në intervistë për DW. Nga ana tjetër ekzistojnë viruse që me fillimin e njerëzimit. Çdo njeri në botë e di, që ne vazhdimisht rrethohmi prej viruseve. Për këtë arsye disa reagime ndaj këtij virusi duken të ekzagjeruara, thotë kreu i Gallup International.

Frikë dhe pasiguri

Megjithtë numri i viktimave po shtohet. Zhvillimi i një vaksine do të kërkojë muaj. Shumë njerëz në botë shtrojnë pyetjen, se çfarë po ndodh dhe si do të shkojë më tej. Çdo ditë shpalen mas atë reja. Shkolla, kopshte dhe universitete janë të mbyllura. Kontaktet sociale po kufizohen nga fuqia e shtetit. Në fjalimin e saj të jashtëzakonshëm të mërkurën e kaluar (18.03) kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila edhe vet që nga e diela (22.03) ndodhet në karantinë, tha se kjo është „sfida më e madhe që pas Luftës së Dytë Botërore.” Kemi të bëjmë më shumë me pasigurinë se sam e frikën që prhapet. Jeta publike dhe e përditshmja janë paralizuar.

Sipas Kancho Stoychev sfida aktuale ka të bëjë me qendrimin emocional të njerëzve ndaj viruit. Frika është pjesë e ADN-së sonë, madje e domosdoshme për jetën, thotë sociologu. Në fakt historia e njerëzimit ka luajtur gjithmonë një rol të qenësishëm. Siguria është një dukuri e së shkuarës së afërt: “Veçanërisht në dekadat e fundit ne për arsye të zhvillimit, modernizimit kemi pasur ndjenjën, se jeta është bërë më e sigurtë, që ne mund t’i parashikojmë e planifikojmë gjërat.” Në një situatë si kjo, e cila po na përfshin me një dhunë të tillë, është mungesa e sigurisë, që u rëndon njerëzve psiqikisht: “Ndërkohë askush nuk mund të të thotë, se çfarë mund të ndodhë në një, dy apo tre muaj.”

Popujt e Ballkanit të sprovuar me krizat

Frika dhe pasiguria, sipas rezultateteve të sondazhit, përhpen ndryshe në botë. Edhe për këtë arsye 56 përqind e të pyeturve e konsiderojnë të ekzagjeruar kërcënimin nga virusi Corona, nënvizon Stoychev: “Ne e dimë, që në disa vende kriza ka nisur dy apo trijavë më parë, kësisoj ne ndodhemi në një fazë tjetër. Italia është në një fazë të avancuar dhe kuptohet, se si reagojnë aktualisht italianët. Në Bosnje-Hercegovinë po përjetojmë një fazë ende fillestare.”

Pikërisht në vendet e Ballkanit, që u oërfshinë në anketim, duket se nuk është përhapur panik. Në Bosnje-Hercegovinë 73 përqind e të pyeturve e quajnë të ekzagjeruar kërcënimin nga virusi, në Bullgari mendojnë kështu 72 përqind dhe në Maqedoninë e Veriut 73 përqind. Kancho Stoychev, që vet është bullgar, ky rezultat ka të bëjë me historinë dinamike të rajonit: “Ballkani është prej shekujsh një pikë e rëndësishme referimi. Në vende të tilla intensisteti i historisë është më i lartë, gjë që do të thotë, se këtu janë përballuar më shumë kriza.” Edhe 30 vitet e fundit këtu kanë qenë të pashembullta. Në Bullgari, Rumani dhe në vendet e ish-Jugosllavisë ka pasur vazhdimisht kriza. “Në nëj farë mënyre njerëzit janë mësuar më shumë me një lloj situate të tillë.”

Kjo bëhet e qartë nëse krahason me vendet e Europës Perëndimore, ku njerëzit e konsiderojnë real kërcënimin prej virusit Corona. Rreth 70 përqind të pyeturve mendojnë kështu.

Qeveritarët përfitojnë

Eshtë interesant se si të dhënat e mbledhura nga sondazhi tregojnë, që 76 përqind e të pyeturve janë të gatshëm të kufizojnë të drejtat e tyre personale, pavarësisht nëse e konsideorjnë të tepruar ose jo kërcënimin. Në këtë pikë kryesojnë austriakët me 95 përqind. Në Maqedoninë e Veriut mendojnë kështu 94 përqind dhe në Holandë 91 përqind. Në SHBA është kuota më e ulët me 45 përqind. Kancho Stoychev për këtë mendon se arsyeja mund të jetë përçarja e vazhdueshme politike si dhe „tradita e fortë demokratike” e këtij vendi.

Por thelbi i studimit, sipas sociologut, ka të bëjë me një tjetër çështje: „Ajo që ne shohim është një rritje e ndjeshme e besimit në qeveritë kombëtare. Nëse marrim shifrat, shohim, që më shumë se dy të tretat e njerëzve në mbarë botën kanë filluar t’u besojnë qeverive të tyre, sepse kanë frikë.” Normalisht këto vlera janë diku tek 20 deri në 40 përqind. „Elitat politike, që në fakt nuk vlerësoheshin, në këtë kohë, që po vlerësohet si fillimi i një krize globale të pashembullt, po rifitojnë besimin. ‘Vetëm’ tani po zëvendësohet me ‘bashkë’ , ‘afër’ me ‘larg‘’ dhe ‘global’ me ‘nacional’.”

Stoychev e konsideron këtë si fundin e një kohë, në të cilën tregu global dominon edhe politikën: “Mentaliteti ynë si konsumatorë është që të ekzsitojmë në universin tonë. Ne mund të blejmë, të bëjmë e të udhëtojmë çfarë e ku të duam. Kriza aktuale e shemb këtë iluzion. Në fund të ditës ne shohim, që njerëzit janë qenie kolektive. E nëse bëhet fjalë për global dhe nacional, atëherë nacional është edhe kolektiv, do të thotë bashkë, por jo në nivel global.” Megjithatë ai në sfondin e shprehjes së shumëfishtë te solidaritetit nga mijëra njerëz ai sheh edhe një shans: “Të tilla situata i bashkojnë njerëzit. Parimisht në jetë ka dy strategji, kur njeriu ndodhet përballë një problemi serioz.

Njëra është, që të përpiqesh me forcat vetikae dhe tjetra të bashkëveprosh me njerëzit e tjerë. Në fund me bashkësinë ecet gjithmonë më mirë.”/DW/

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA