120 persona kanë hyrë në Shqipëri prej pikëkalimit të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit nga 140 vetë që ishte qarkullimi në total.

Të mbërriturit shumica këmbësorë kthehen për arsye të ndërprerjes së punës dhe qarkullimit në shtetin grek dhe të tjerë për të evituar qëndrimin në zonën Shengen jashtë afateve.

Qytetarët kalojnë orë të tëra në Kakavijë pas kufizimeve të vëna për transportin e udhëtarëve ndërsa shpesh automjetet që mbërrijnë për ti marrë nuk përmbushin kriteret e vendosura për distancim social.

Autoritetet e shëndetit bëjnë me dije se mes të mbërriturve nuk ka pasur persona me simptoma të korona virusit por shumë prej tyre mbërrijnë nga vatra tashmë të konfirmuara të korona virusit në Greqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA