Mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e një virusi është zbulimi i tij në kohë. Tamponët apo testet që ofrojnë autoritetet shëndetësore shtetërore zakonisht në shumë vende po apilohen vetëm për ata që shfaqin simptoma të rënda.
Shumë njerëz pa simptoma rrezikojnë ta përhapin Covid-19. Rapid test apo analiza e shpejtë është një prej testet që e diagnostikon virusin brenda 15 minutash duke zbuluar antitrupat IGM dhe IGG specifike për infeskionet nga Sars-Cov 2 në gjakun e një personi që dyshon se është prekur nga kronavirusi. Përfaqësuesi i kompanisë GENKORT shpjegon rëndësinë që ka ky test.
“Ky test na ndihmon të dallojmë nëse simptomat që ju keni këto ditë nuk vijnë thjesht nga një grip por nga korona virusi me një saktësi prej 96 deri 97 për qind. Kjo analizë e gjakut sipas prodhuesve zbulon nëpërmjet antirupave IGM nëse jeni ekspozuar më herët ndaj virusit apo atyre igg se jeni të infektuar në kohën që e bëni testin”- tha Gursel Turgut.
Kompania GENKORT angazhohet të sjellë në Shqipëri një sasi të konsiderueshme testesh të shpejta. Për shkak se situata është shumë e vështirë në rang botëror mëgjithatë kompania angazohet të sjellë 300 mijë për shtatë ditë dhe mbi 1 milionë për 14 ditë.
Top Channel