Policia nuk fal në Shkodër, 20 gjoba ndaj bizneseve dhe qytetarëve në rrugë

22/03/2020 13:50

Raportohen rreth 20 masa ndëshkuese të vëna në Shkodër (saktësisht 3 në Malësi të Madhe), kryesisht për shkelje të akteve normative në bare, restorante, moszbatimin e vetëkarantimit, e të tjera.

Ndërkohë konstatohen raste sporadike të levizjes se njerezve ne rruge, për të cilet po ndërhyhet në parandalimin e tyre nga strukturat e DVP dhe ushtrisë.

Në pikën e kalimit H. Hotit, kane hyre rreth 205 persona, prej të cileve 134 shqiptarë dhe 71 te huaj. Nga NjKV Pukë është njoftuar një rast i dyshuar dhe nga NjKV Shkodër është informuar për një rast tjetër, të dy rastet po ekzaminohen njeri në Tiranë dhe tjetri ne Shkoder, i cili nuk dyshohet per Covid-19, ku se shpejti do marrim informacion.

Nga Bashkia Shkodër vazhdon puna për shpërndarjen e ndihmave per 70 familje në nevojë, njëkohësisht edhe në bashkitë e tjera vazhdon i njëjti aktivitet per t’iu gjendur prane familjeve ne nevoje me ndihma ushqimore dhe me ndihma me ilaçe për pensionistët. KMC po e monitoron situatën në te gjithe territorin e Qarkut dhe njëkohësisht i bën thirrje komunitetit te mos levizin nga shtëpia, te zbatojne rregullat e vetëkarantinimit, e higjenes e te pastërtisë personale e kolektive …

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA