Niset drejt Infektivit një 45-vjeçar/ Mbërriti dje nga Kakavija, thotë se u infektua në burgun e Greqisë
22/03/2020 11:33
Një 45-vjeçar nga Bulqiza që mbërriti dje natën nga Kakavija është nisur me autoambulancë drejt spitalit infektiv në Tiranë.
Sipas repartit epidemiologjik në Gjirokastër, 45-vjeçari L.M i kishte të gjitha simptomat e Covid-19. Ai deklaroi për policinë se kishte qenë në burg në Kavala, Greqi dhe se ishte infektuar nga shoku i qelisë, thënie që pritet të konfirmohen zyrtarisht.
Autoambulanca që e shoqeroi është dizinfektuar ndërsa priten përgjigjet zyrtare për testin e kryer.
Top Channel kontaktoi me Ministrinë e Drejtësisë, nga ku mori përgjigjen se në Kavala nuk ka burg por paraburgim dhe se janë bërë dezinfektimet e nevojshme në të gjitha burgjet dhe paraburgimet e vendit.
Top Channel