Policia e Shtetit vjen me një njoftim për të gjithë qytetarët, në lidhje me masat e marra për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.
Në njoftim rikujtohet edhe një herë që prej orës 13:00 të ditës së sotme deri në orën 05:00 të ditës së hënë ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjete.
Policia rikujton se që nga ky rregull përjashtohen mjetet e trasportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë.
Policia e Shtetit
Në zbatim të urdhrit për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19:
Ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.
Përjashtohen nga ky rregull, mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë (delivery).
Te gjitha autorizimet e dhena nga Policia pezullohen nga ora 13.00 e dites se sotme deri ne oren 05.00 te dates 23.03.2020.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato.
Top Channel