LIVE/ Trump: Arritëm marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, nuk ka më armë bërthamore! Bie nafta, sulmet kundër objekteve energjetike ndalen për pesë ditë. Teherani: Lajme të rreme 23/03 22:57
Spanja po frikëson po aq sa Italia sa i përket numrit të lartë të viktimave për shkak të Koronavirusit.
Vetëm ditën e sotme janë shënuar 285 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1378 të vdekur.
Këto shifra të kujtojnë Italinë e para disa ditëve ku vdekjet ishin në mbi 200, ndërsa ditët e fundit numri i vdekjeve ka shkuar deri në 627 viktima në 24 orë.
Spanja është vendi i dytë në botë për raste aktive me 21871, ku vetëm Italia ja kalon me 37860 raste aktive.
Sa i përket rasteve të shëruar janë 2125 të tillë ndërsa, 939 janë në gjendje kritike.
Numri total i vdekjeve në të gjithë botën është mbi 11900.
Top Channel