Koronavirusi prek “hapësirën”/ Nasa mbyll dy qendra

21/03/2020 02:29

NASA do të mbyllë dy qendra të saj hapësinore, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Agjencia amerikane e hapësirës njoftoi se do të pezullojë punën në objektin Michoud, në shtetin Nju Orleans, ku po ndërtohet Sistemi i Nisjes në Hapësirë. Qendra Stennis Space në Misisipi, ku po testohet përforcuesi i raketave, gjithashtu do të mbyllë dyert përkohësisht.

Këto vendime mund të sjellin për rrjedhojë shtyrjen e misionin e NASA-s për të dërguar astronautë në Hënë, në vitin 2024. Shtetet e Bashkuara kanë mbi 14,000 njerëz të infektuar me koronavirus, përfshirë edhe një rast të ditur në Qendrën Stennis Space në NASA.

Deri në tani në Amerikë, 250 vetë kanë humbur jetën nga sëmundja. Një ditë më parë, Departamenti amerikan i Shtetit i rekomandoi amerikanëve të shmangin të gjitha udhetimet ndërkombëtare, ndërsa pandemia e koronavirusit thellohet. Departamenti e ngriti nivelin e rekomandimit të udhëtimit në 4, më i larti i rrezikshmërisë, zakonisht i rezervuar për vende në zona lufte, ose me probleme të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA