Është rritur bilanci në Greqi, ka shkuar në 13 numri i viktimave për shkak të virusit Covid-19, ku 3 të vdekur janë shënuar vetëm ditën e sotme.

Dy prej viktimave, gjinia meshkuj, janë shënuar në Athinë dhe një grua në Selanik. Në total numërohen 11 meshkuj dhe 2 femra. Moshat e viktimave janë përkatësisht 80, 84 dhe 94 vjeç.

Viktimat raportohet se janë një burrë 84-vjeçar i shtruar në spital në Sotiria në Athinë, një burrë tjetër në Selanik dhe një grua 94-vjeçare në klinikën Pamakkaristos të kryeqytetit grek.

Numri i të prekurve në vend ka arritur në 495 persona, ku 20 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA