Infermiert e një spitali në Britani janë fotografuar të veshura me qese plastike në kokë e në trup teksa spitali Northwick Park në Londër ka shpallur emergjencën prej mbushjes së të gjtihë shtetërve të kujdesit intensiv nga koronavirusi.
Spitali dha alarmin vetëm 24 orë pas mbylljes së qarkullimit në Britani teksa infermieret e dëshpëruara po bëjnë lutje urghente për maska, veshje trupore e dorreza.
Spitali në fjalë ka raportuar deri tani 6 vdekje nga COVID-19, dhe ka disa dhjetra pacientë në terapi intensive.
“Jemi të dekurajuar nga ajo që po shohim ditë pas dite, natë pas nate”komentohej në fotot.
“Kërkojmë përmirësim të veshjeve personale mbrojtëse, jo të blejmë vetë ccizmet të cilat do të rimbursohen më vonë. Kështu naka thënë kryeminsitri të krijojmë mjetet tona të mbrojtjes”.
Një nga infermieret shtonte në kushte anonimati se ishin të vishnin qese plastike mbeturinash pasi “nuk kishin zgjedhje tjetër”.
“Kemi nevojë për pajisje mbrojtëse menjëherë. Jemi duke u kujdesur për koleget tona që janë infektuar,si mund të jetë e drejtë kjo? Ka aq shumë njerëz në terapi intensive me ventilim, shumë me asma e diabet. Nuk pushojnë së kollituri, nuk ndalojnë dot!”
Top Channel