FINIQ- Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës së 19 marsit.

Mësohet se tre persona të maskuar por jo të armatosur kanë hyrë në banesën e Jorgo Fanit dhe të gruas së tij ku nën presione e kërcënime kanë arritur të marrin rreth 2 mijë euro.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur më datë 19 mars, denoncimi ka ardhur më vonë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se tre personat e maskuar që kanë kryer grabitjen të jenë punëtorë të ardhur nga zona të tjera të vendit pasi flisnin vetëm pak fjalë greqisht.

Në zonën ku ka ndodhur grabitja nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të tilla, pasi fenomeni i grabitjeve është përsëritur disa herë.

80% e popullsisë janë të moshuar. Duke përfituar edhe nga mbyllja e izolimi grabitjet dhe frika është shtuar ditët e fundit. Që prej fillimit të shkurtit numërohen dhjetëra vjedhje dhe grabitje me armë. Të moshuarve ju janë marrë deri edhe ushqime .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA