“Shqiptar = kurajo, besnikëri, këmbëngulje pavarësisht rrethanave!” ky ka qenë reagimi i ambasadorës amerikane Yuri Kim në momentin që është dhënë lajmi se dy pacientë të prekur nga koronavrisui në Shqipëri janë shëruar.
Yuri Kim ka shpërndarë lajmin e dhënë nga ministrja Ogerta Manastirliu ku shkruante:
“Lajm i mirë Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak më parë Dy pacientët, kontakte të pacientit 0 rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit RESPEKT për ekipin e spitalit infektiv”
Kujtojmë se SHBA ka premtuar ndihmë 100 milion dollar për Shqipërinë dhe vendet e tjera të prekura nga koronavirusi.
Shqiptar = kurajo, besnikëri, këmbëngulje pavarëshisht rrethanave! https://t.co/ej8BL0RMgz
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 20, 2020
Top Channel