TIRANE- Viktor Kola, është bërë pacienti i parë në Shqipëri i cili ka mundur koronavirusin.

Test i dytë për CoVid-19 ka rezultuar negative kështu që ai mund të konsiderohet përfundimisht i shëruar nga virusi vdekjeprurës.

Po kështu një tjetër pacient i infektuar është shëruar nga koroanvirusi duke e çuar numrin e të shëruarve në dy.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama i cili ka shprehur mirënjohjen e tij për mjekët duke i quajtur heronj.

“Testi i dytë konfirmon negativ kontaktin e parë të pacientit zero.  Del negativ edhe një pacient tjetër. Mirënjohje me përunjësi mjekëve të spitalit infektiv. Heronj!” shkruan Rama.

Viktori është babai i 28-vjeçarit i cili dyshohet se është pacienti zero në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA