‘Dridhet’ Greqia/ Problemit të Koronavirusit i shtohet edhe Tërmeti, 233 km larg Tiranës
20/03/2020 22:55
Greqia është prekur nga Koronavirusi si gjithë europa, dhe deri më tani janë shënuar 10 viktima.
Por, këtij halli i është shtuar edhe një tërmet i cili ka rënë vetëm pak më parë në Janinë.
Lëkundja ka qenë disi e fortë, me magnitud 4.3 e shkallës rihter.
Këto tërmete ndonëse nuk janë problematik për ndërtesat, por përhapin panik tek banorët të cilët detyrohen të dalin jashtë dhe duke parë që jemi në kohë karantine shtohet mundësia e infektimit.
Tërmeti ka pasur një largësi prej 233 kilometrash nga Tirana.
Top Channel