Kryeministri britanik Boris Johnson urdhëroi sonte mbylljen e bareve, restorabnte dhe të gjitha qendrave të aktivitetit social në vend, në një bllokadë dramatike për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ai tha në konferencën e posaçme të shtypit se se në ambjentet shoqërore që mbyllen përfshihen teatro, kinema, palestra, qendra sportive pas zhgënjimit me mosrespektimin e thirrjeve ndaj londinezëve për të qëndruar nështëpi. Numri i viktimave në vend arriti në 177 me 40 vdekje vetëm sot.
Ai shtoi se mbyllja fillestare është për 14 ditë, pas së cilës do të rishikohet.
“E di që është e vështirë, por këto vperime bëhet për të reduktuar barrën e sistemit shëndetësor. Shpejtësia e shërimit do të varet vetëm nga aftësia jonë kolektive për të vënë përfund virusin dhe kjo do të thotë se duhet të bëjmë atë që nathotë shkenca për të reduktuar masën e transmetimit”, tha ai.
Top Channel