Në Open u zhvilluan debate të shumta teksa u diskutua paketa ekonomike për ndihmën ndaj biznesit me situatën e pandemisë së koronavirusit. Paketa ekonomike u publikua sot nga kryeministri Rama.
Për analistin Neritan Sejamini plani i qeverisë është i paqartë. ‘Ajo që kuptojmë nga kjo paketë është se biznesi i madh është lënë jashtë kësaj pakete. Ndërsa paratë për biznesin e vogël janë pak’- tha Sejamini.
Edhe analisti Andi Bushati foli për paketën ekonomike të publikua nga qeveria. Sipas Bushatit kryeministri nuk ishte i qartë në fjalimin e tij. “Prisja që sot kryeministri të mbante një fjalim ekonomik ndërsa kryeministri mbajti një fjalim poetik. Morëm vesh se kur fle dhe kur zgjohet kryeministri dhe jo për masat ekonomike që ka ndërmarrë nga qeveria. E dëgjova edhe të një emision që shumë pyetjeve u përgjigjej që do t’i kthejmë përgjigje nesër”- tha Bushati.
Top Channel