Një mjek i spitalit të Lushnjes ka dalë pozitiv pas testit të bërë për koronavirus.

Analizat e tij u bën pasi mjeku ishte pjesë e mjekëve të spitalit Shefqet Ndroqi i cili bënte turnin e mjekut roje ku ishte i shtruar dhe pacienti nga Lushnja i cili ndërroj jetë ditën e djeshme. Menjëherë pas daljes së analizave mjeku është vetkarantinuar në ambjentet e shtëpisë.

Nga informacionet e mara mësohet se mjeku nuk ka shenja apo shqetësime që karakterizohet koronavirusi. Veç kësaj mostra analize janë marrë dhe personave që mjeku ka patur kontakte në spitalin e Lushnjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA