Kryeministri Edi Rama ka paraqitur sot planin me shtatë pika për situatën e Koronavirusit.

Partia Demokratike nëpërmjet një statusi në Twitter ka shkruar se e konsideron planin e masave social-ekonomike.

Statusi i PD-së

“PD e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Propozimi i Qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar”.

Plani i Ramës:

1) 2.5 miliardë lekë, ose 25 milionë dollarë për luftën në vijën e zjarrit, që vihen në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë, për pajisje e materiale mjekësore apo mbështetje të stafeve mjekësore.

2) 10 miliardë lekë, ose 100 milionë dollarë, përmes instrumentit të një garancie sovrane për kompanitë që kanë vështirësi objektive për të paguar pagat e punonjësve.

3)  6.5 miliardë lekë, ose 65 milionë dollarë për nevojat më imediate:

o   Për shtresat më në nevojë;

o  Për biznesin e vogël;

o   Për papunësinë e mundshme për shkak të luftës

4) 2 miliardë lekë, ose 20 milionë dollarë, që vihet në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes, për Operacionin Humanitar.

5) 1 miliardë lek, ose 10 milionë dollarë, si fond rezervë për Këshillin e Ministrave, për cdo urgjencë të paparashikueshme.

Gjithashtu:

  • Do të fshijmë përgjithmonë kamatvonesat për debitorët aktivë që kanë konsum energjie sot, familjarë apo biznes i vogël, me efekt financiar deri në 15 miliardë lekë, ose 150 milionë dollarë. Nga kjo masë do të përfitojnë 211 mijë e 24 abonentë.
  • Do të riskedulojmë në 6 mujorin e dytë të vitit 2020 dhe në vazhdim, tatim fitimin për të gjithë biznesin deri në fashën nga 2 deri në 14 milionë lekë, ose nga 20 deri në 140 mijë dollarë xhiro.
  • Shtyrja e dorëzimit të bilanceve për një periudhë deri në 1 qershor të këtij viti për bizneset që dorëzojnë bilancet në QKB online ose drejtë për drejtë.

Nesër, datë 20.03.2020, ky plan do të hyjë në fuqi si Akti Normativ i ndryshimeve në Buxhetin 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA