Pasagjerët e kroçerës së koronavirusit lirohen të lumturuar në Kubë, marrin fluturimet e kthimit

19/03/2020 18:33

Rreth 700 pasagjerë të cfilitur në një korçerë turistike britanike pas konfirmimit të koronavirusit në bord, dukeshin të lumturuar sot teksa morën fluturimet e zbritën në Londër nga Havan.

Kuba lejoi anijen MS Braemar, të ankorohej në ujërat e saj pas refuzimit të disa kombeve të Karaibeve kërkesën e britanisë.

Shumicë e rreth 680 pasagjerëve, shumica e të cilëve ishin britanikë fluturuan sot nga aeroporti José Martí drejt Londrës ndërsa 28 njerëz u vetëizoluan.

Fluturimet u bënë me katër avionë, të dyshuarit për infeksion fluturuan veçmas. Disa prej atyre që ishin më rëndë po marrin ndihmë mjekësore në Kubë ku janë deri tani 10 raste të konfirmuar me koronavirus.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA