Mosrespektimi i masave kufizuese, sa i takon orareve të ndalimqarkullimit ka sjellë ndëshkimin e 165 shtetasve.
Në njoftimin e Policisë së Shtetit shkruhet:
Respektimi i masave kufizuese, në të mirë të vetes dhe të njerëzve përreth.
Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.
Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.
Top Channel