Sonte në Open në Top Channel po flitet për situatën e koronavirusit në vendin tonë ashtu siç është bërë që në fillim të javës.
E ndaluar nga masat e qeverisë që në studio të ketë shumë të ftuar, për Open bëri një lidhje live mjekja infektologe në QSUT,Entela Ramosacaj e cila tha se doktorët kanë një veshje speciale për të takuar të infektuarit.
“Kemi 3 persona në gjendje të rëndë por theksoj se asnjëri prej tyre nuk është i intubuar. Kemi një veshje special. Një kostum i papërcjellshëm, kemi syzet dhe kemi maskat me karbon“ – tha mjekja.
Edhe mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti foli në Open në Top Channel me anë të një lidhje skype ku tregoi shkallën e rrezikshmërisë së virusit vdekjeprurës.
‘Ka studime që tregojnë se me rritje e temperaturave ulet mundësia e infektimit të shumë personave. Por nuk është vetëm temperature që ka ndikim. Janë masat e marra një faktor shumë i rëndësishëm.
Kjo mund të zgjasë dhe Britania ka marrë një vendim që duket afatgjatë. Në Britani, kur mbushen spitalet kthehet izolimi- tha mjeku i njohur.
Top Channel