Deklarata e fortë e shqiptares në Bergamo: Në spitale, Kisha dhe morg nuk ka më vende
19/03/2020 22:11
Sonila Alushi , Aktiviste për të Drejtat e Emigranteve foli në Open në Top Channel për situatën në Itali të shkaktuar nga koronavirus.
Alushi tregoi se nuk ka asnjë viktimë shqiptarë në Itali. ‘Situata është shumë e rëndë. E gjithë Bergamo është në kolaps. Sistemi shëndetësor është në kolaps, edhe pse është një ndër sistemet shëndetësore më të mira në botë. Në spitale nuk ka më vende, në kisha nuk ka më vende, në morg nuk ka më vend”, tha Alushi.
Top Channel