Një 70-vjeçar nga zona e Kosturit ka humbur jetën në Greqi duke e çuar kështu numrin e viktimave në gjashtë.

Aktualisht në Greqi ka 418 të infektuar, në një kohë kur qeveria vazhdon shtrëngimin e masave sa i takon frenimit të përhapjes së mëtejshme të Covid-19 në vend.

Nga e mërkura janë mbyllur të gjitha bizneset në vend, me përjashtim të supermarketeve, farmacive, furrave, pikave të shumicës me ushqime, karburanteve dhe bankave.

Ndërkohë do të mbeten të hapura portet dhe aeroportet, si dhe urbanet, linjat interurbane, taksitë dhe metroja e Athinës.

Po kështu vazhdon hapur parlamenti, por me kufizime përsa i përket numrit të folësve nga çdo parti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA