Covid-19/ “165 persona janë gjobitur”, Lleshaj: Koha për përgjegjshmëri të lartë dhe jo për “trimëri” të marrë

19/03/2020 15:26

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se 165 persona janë gjobitur vetëm ditën e sotme nga policia e shtetit për mos respektim të orarit të kufizimit të lëvizjes.

Ai shton se nuk është koha që të rrezikojmë veten apo të tjerët, por është koha për përgjegjshmëri të lartë në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e Covid-19.

Ministri Lleshaj në Twitter:

Shumica absolute e shqiptarëve po respekton jetën e vet dhe të të tjerëve, duke zbatuar rregullat e parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Por fatkeqësisht ka edhe ndryshe. 165 persona janë gjobitur sot pas orës 10:00 nga Policia e Shtetit, për mos respektim të orarit të kufizimit të lëvizjes.

Koha është për përgjegjshmëri të lartë dhe jo për “trimëri” të marrë. Ata që nuk kanë frikë për jetën e tyre, duhet të paktën të kenë respekt për jetën e të tjerëve.

Duke qarkulluar në mjedise publike ne shtojmë rrezikun për veten, por dhe për të tjerët.

Policia dhe organet e tjera shtetërore janë të angazhuara të sigurojnë zbatimin e ligjit dhe të rregullave të jashtëzakonshme. Që kjo të ndodhë më mirë, kërkohet edhe bashkëpunimi i qytetarëve të ndërgjegjshëm.

Ju lutem raportoni në numrin 112, ose në aplikacionin “Komisariati Digjital” rastet e shkeljes së rregullave të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Vetëm kështu do të mund t’ia dalim ??

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA