A ka shqiptarë të vdekur në Itali? Flet nga Bergamo aktivistia e të Drejtave të Emigrantëve
19/03/2020 22:13
Sonila Alushi , Aktiviste për të Drejtat e Emigranteve foli në Open në Top Channel për situatën në Itali të shkaktuar nga koronavirus.
A ka ndonjë viktimë shqiptare?- e pyeti Eni Vasili.
‘Jo, deri tani fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë shqiptare nga koronavirusi. Ajo që duhet theksuar është që shumë qytetarë në Bergamo nuk i kanë respektuar masat e qëndrimit në izolim’- tha Alushi.
Alushi tregoi se nuk ka asnjë viktimë shqiptarë në Itali. ‘Situata është shumë e rëndë. E gjithë Bergamo është në kolaps. Sistemi shëndetësor është në kolaps, edhe pse është një ndër sistemet shëndetësore më të mira në botë. Në spitale nuk ka më vende, në kisha nuk ka më vende, në morg nuk ka më vend”, tha Alushi.
Top Channel