Situata e pazakontë e pezullimit të jetës në vend, ka prekur të gjithë sistemin e drejtësisë. Të gjitha proceset gjyqësore u pezulluan si një masë parandaluese ndaj virusit.

“Aktualisht janë ndërprerë të gjitha gjykimet, nuk ka më séanca gjyqësore për themel, çka lidhet drejtpërdrejtë me kufizimet e lirisë, pasi dy javë pa u gjykuar dhe afatet e paraburgimit ecin, kjo nuk është në favor të drejtësisë, por koha, ose kjo lloj gripi që ndodhet edhe Shqipëria në zonën e kuqe duhet respektuar”, tregon Saimir Visha, Avokat.

Top Story bëri një vëzhgim nëpër gjykata në një ditë që duhej të ishte ditë normale pune. Në hyrje të institucioneve, qëndronin njoftimet që tregonin pezullimin e gjykimeve. Dikur këtu qytetarët endeshin nëpër korridore, për të ndjekur një proces gjyqësor. Pezullimi i sistemit gjyqësor do të thotë më tepër pritje dhe më tepër zvarritje në dhënien e një vendimi.

“Aktualisht në sistemin e drejtësisë edhe ne avokatët po vijojmë me normalisht seancat që lidhen me masat e sigurisë, zëvendësimet, dhënien e masave, pra afatet po respektohen, po vazhdojnë normalisht. Ndërsa gjykimet në themel, është situatë jo e qartë që për dy javë mund të kalojnë edhe afatet e paraburgimit në çështjet që janë në gjykim”, tregon Saimir Visha, Avokat.

Zgjatja e gjendjes së emergjencës mund të prodhojë situata të paqarta ligjore. Pasoja mund te jetë rëndimi apo ndoshta zbutja me pa të drejtë e pozitës së personave të akuzuar për vepra penale.

“Urojmë që kjo situatë të jetë sa më e shpejtë sepse afatet e paraburgimit ecin. Koha kur duhet përfundojë një çështje gjykimi varet nga masa e dënimit si një i fajshëm edhe i pafajshëm pret me padurim procesin, është kohë e jashtëzakonshme, që nuk ka ndodhur asnjëherë por të gjithë duhet të respektojmë, si ai që pret të gjykohet si qytetari që pret vendimin”, tregon Saimir Visha, Avokat.

Avokati Visha, tregon se në këtë situatë epidemike, edhe ato pak veprimtari që vijojnë në sistemin e drejtësisë kryhen duke respektuar masat parandaluese ndaj virusit Covid-19.

“Në gjykata, në séanca gjyqësore, trup gjykues, avokatë e gjithë… janë me masa mbrojtëse ashtu si edhe në sistemet e burgjeve”, tregon Saimir Visha, Avokat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA