Denoncimi i Luçiano Boçit: Qeveria braktis dhe le në mëshirë të fatit 100 studentë në Bullgari

18/03/2020 17:19

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka denoncuar se 100 studentë shqiptarë në Bullgari janë lënë mes katër rrugëve.

Boçi:

Qeveria shqiptare ka braktisur dhe ka lënë në mëshirë të fatit mbi 100 studentë të cilët gjenden me studime në Bullgari.

Ndërsa Mali i Zi dërgon avion të posaçëm për studentët e vet, Shqipëria i le në mes të katër rrugëve.

Kërkesës së tyre, ambasada i është përgjigjur në mënyrë evazive, duke mos i ofruar asnjë mbështetje dhe asnjë garanci për kalim në doganat shqiptare.

Ndërkohë, kampusi është mbyllur dhe pjesa tjetër e mësimit do të vazhdojë online. Studentët duhet të largohen në vendet përkatëse.

Pas email-t të datës 14, në takimin me ambasadën, atyre i është ofruar si zgjidhje vetëm rruga nëpërmjet Turqisë, me avion që kushton shumë, përtej mundësisë financiare të familjeve të tyre.

Kërkesës së studentëve që shteti t’i evakuojë me autobusë, ambasada i është përgjigjur në formë refuzuese.

Studentët bëjnë apel për krijimin e mundësisë së kthimit të tyre dhe shprehin gatishmërinë e karantinimit 14 ditor, sapo të mbërrijnë.

Kjo është fytyra e vërtetë e një qeverisje të papërgjegjshme që ka braktisur çdo detyrim dhe përkujdes ndaj shtetasve të vet.

Studentët duhet të kthehen në Shqipëri!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA