Ministria e Jashtme greke u ka bërë apel shtetasve të saj të shmangin sa më shumë udhëtimet dhe të mos udhëtojnë në vendet që kanë mbyllur kufirin.
Në çdo rast, shtetasit grekë që janë jashtë vendit dhe nuk mund të udhëtojnë në rrugë tokësore/ajrore/detare të komunikojnë me numrin e emergjencës së Ministrisë së Jashtme, por edhe me ambasadat dhe konsullatat greke në vendet përkatëse, ku do të japin detaje personale të tyre, si dhe do të informohen për mënyrën e evakuimit.
Burime nga kjo ministri, thanë për Top Channel që sapo të jenë identifikuar gjithë shtetasit greke që duan të kthehen në vend, do të ketë një operacion evakuimi, udhëzime, që do t’i jepen çdo të interesuari në telefon. Në çdo rast, asnjë shtetas grek nuk do të mbetet jashtë vendit. Burime nga kjo ministri, na thanë se qeveria greke ka komunikuar me kompaninë e fluturimeve Aegian Airlines, për të dërguar avione për të tërhequr shtetasit grekë jashtë vendit.
Kjo ministri sqaroi se kushdo kthehet në vend, do të futet në karantinë të detyruar për 14 ditë, që nga momenti që mbërrin në vend. Autoritetet u bëjnë thirje shtetasve greke dëshirojnë të kthehen dhe janë ende hapur linjat e udhëtimit, ta bëjnë këtë menjëherë dhe të mos presin përshkallëzimin e situatës.
Ministria e Jashtme greke raporton se 683 studentë të Erasmus janë gati të kthehen nga Spanja, Italia, Gjermania dhe Anglia. Pritet edhe konfirmimi i shtetasve të tjerë që dëshirojnë të kthehen.
Top Channel