Koronavirusi/ Shkencëtarët australianë tregojnë se si sistemi imunitar lufton virusin

17/03/2020 13:41

Shkencëtarët në Australi thonë se ata kanë identifikuar mënyrën se si sistemi imunitar i trupit lufton virusin Covid-19.

Hulumtimi i tyre, i botuar në revistën Nature Medicine të Martën, tregon se njerëzit po shërohen nga virusi i ri si ata nga gripi.

Përcaktimi se cilat qelizat imune shfaqen duhet të ndihmojnë gjithashtu në zhvillimin e vaksinave, thonë ekspertët.

Në nivel global, autoritetet kanë konfirmuar më shumë se 160,000 raste të koronavirusit dhe rreth 6.500 vdekje.

“Ky [zbulim] është i rëndësishëm sepse është hera e parë kur ne me të vërtetë po kuptojmë se si sistemi ynë imunitar lufton koronavirusin e ri”, tha bashkëautori i studimit Prof Katherine Kedzierska.

Hulumtimi i Institutit për infeksion dhe imunitet Peter Doherty të Melbourne është vlerësuar nga ekspertë të tjerë si “një përparim”.

Çfarë është gjetur?

Shumë njerëz janë rikuperuar nga Covid-19, që do të thotë se dihej që sistemi imunitar mund të luftojë me sukses virusin.

Por për herë të parë, hulumtimi identifikoi katër lloje të qelizave imune të cilat u prezantuan për të luftuar Covid-19.

Ato u vëzhguan duke ndjekur një pacient i cili kishte një rast të butë deri në të moderuar të virusit dhe asnjë problem të mëparshëm shëndetësor.

Gruaja 47-vjeçare nga Wuhan, Kinë, ishte paraqitur në spital në Australi. Ajo u shërua brenda 14 ditëve.

Prof Kedzierska tha për BBC se ekipi i saj kishte ekzaminuar “gjerësinë e përgjigjes imune” në këtë pacient.

Tre ditë para se gruaja të fillonte të përmirësohej, qelizat specifike ishin pikasur në rrjedhën e saj të gjakut. Në pacientët me grip, këto qeliza të njëjta gjithashtu shfaqen rreth kësaj kohe para shërimit, tha Prof Kedzierska.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA